Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

    January 2, 2026

    Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe

    January 2, 2026

    Elijona e pranon publikisht: Kam simpati për Klodin

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës
    • Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe
    • Elijona e pranon publikisht: Kam simpati për Klodin
    • Momenti kur tërmeti i fuqishëm e detyron presidenten meksikane të ndërpresë fjalimin para gazetarëve
    • Numërohen 60% e votave nga ambasadat dhe konsullatat, LVV thellon epërsinë
    • Klipi që zbuloi gjithçka, moment kur Elijona i shkon në shtrat Klodit
    • Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga
    • E akuzoi Fjollën se ka ndarë burra nga familja, Valdrin Sahiti i ashpër me Labin: Askush nuk mundet t’ia marrë burrin askujt
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 2
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për yllin e Atleticos dhe atë të Chelseat

    Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për yllin e Atleticos dhe atë të Chelseat

    korrektpressBy korrektpressDecember 23, 2025 Atletico madrid 2 Mins Read
    Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për yllin e Atleticos dhe atë të Chelseat
    Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për yllin e Atleticos dhe atë të Chelseat
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Edhe pa u hapur zyrtarisht merkatoja e janarit, Roma ka lëvizur me vendosmëri dhe ka realizuar goditjen e parë të rëndësishme në tregun e transferimeve.

    Giallorosët kanë arritur marrëveshje të plotë për shërbimet e sulmuesit holandez Joshua Zirkzee, i cili pritet të rikthehet në Serie A pas një viti e gjysmë të kaluar te Manchester United. Marrëveshja me lojtarin ishte e mbyllur prej kohësh, ndërsa tani është finalizuar edhe akordi mes dy klubeve.

    Roma do të paguajë 5 milionë euro për huazimin e Zirkzees, me një detyrim blerjeje prej 35 milionë eurosh që aktivizohet në rast se klubi siguron një vend në zonën e Ligës së Kampionëve. Sulmuesi shihet si profili ideal për të udhëhequr repartin ofensiv në gjysmën e dytë të sezonit.

    Megjithatë, Roma nuk ka ndërmend të ndalet vetëm me afrimin e holandezit. Klubi kryeqytetas ka hyrë në bisedime të avancuara me Atletico Madridin për Giacomo Raspadorin.

    Sulmuesi italian tashmë ka dhënë pëlqimin për transferimin në Olimpico, ndërsa dy klubet janë në fazën e negociatave për formulën dhe shifrën përfundimtare të marrëveshjes.

    Përveç përforcimeve në sulm, Roma po punon edhe për mbrojtjen. Objektivi kryesor është mbrojtësi francez Axel Disasi, për të cilin po kërkohet një huazim nga Chelsea.

    telegrafi.com

    Londinezët nuk e kanë në planet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit dhe lojtari është i hapur për një largim, me Romën që aktualisht shihet si destinacioni më i mundshëm.

    Roma synon të ndërtojë një skuadër konkurruese në të gjitha repartet, me objektivin për të siguruar një kthim në Ligën e Kampionëve dhe për të qenë protagoniste në pjesën e dytë të sezonit. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Ylli i Interit refuzon Fenerbahcen, preferon kalimin te rivali Juventus

    Barcelona po e shqyrton mundësinë e transferimit të yllit të Dortmundit në verë

    Zbulohet arsyeja shokuese që çoi në shkarkimin e Enzo Marescas nga Chelsea

    Top 10 momentet më të paharrueshme të futbollit në vitin 2025

    Man Utd synon ta përforcojë fazën e sulmit me transferimin e yllit francez

    Ylli i Real Madridit pritet të largohet në janar për t’u transferuar në MLS

    Liverpooli bën goditjen e madhe, arrihet marrëveshja për transferimin e yllit ekuadorian

    LEXO GJITHASHTU

    Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

    January 2, 2026

    Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe

    January 2, 2026

    Elijona e pranon publikisht: Kam simpati për Klodin

    January 2, 2026

    Momenti kur tërmeti i fuqishëm e detyron presidenten meksikane të ndërpresë fjalimin para gazetarëve

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Numërohen 60% e votave nga ambasadat dhe konsullatat, LVV thellon epërsinë

    January 2, 2026

    Klipi që zbuloi gjithçka, moment kur Elijona i shkon në shtrat Klodit

    January 2, 2026

    Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.