Rogert Sterkaj në Big Brother Radio me Mirin dhe Selin Bollatin ka folur për rrugëtimin brenda.
Duke qenë se loja e tij ishte e egër, ai tregon se pse hyri në atë formë dhe pse tani është më i qetë.
Shtoi se lojën e ka fituar pasi ka treguar veten në të gjitha mënyrat, edhe anën e keqe edhe atë të mirë.
Foto: Instagram
“Unë jashtë nuk i ofendoj njerëzit. Unë këtë lojë e kam fituar sepse kam treguar shumë dualizëm, kam treguar anën e mirë dhe të keqe. 105 për qind kam qenë, ai që kërcej, bëj shaka”, u shpreh ai.
Tani theksoi se mendonte që në fillim do të kishte përkrahjen e Selin, gjë që nuk e mori.
“Kur erdha erdha me një ide që do të kisha mbështetje si Selin, qetësinë time ma ke sjell vetëm ti Mir”, shtoi mes tjerash.
Ndërkohë janë bërë 100 ditë që nga nisja e këtij edicioni të Big Brother. /Telegrafi/