Avokati i Rexhep Selimit në Hagë, Geoffrey Roberts, sot në deklaratën përmbyllëse tha se paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave është shqetësuese në këtë fazë të procesit gjyqësor.
Roberts theksoi tutje se Prokurorisë i vjen vetë turp për argumentet kundër Rexhep Selimit.
“Ta themi troç, Prokurorisë i vjen vet turp për argumentet e veta kundër Rexhep Selimit. Nuk mund të dilet në asnjë përfundim tjetër, si nga parashtrimet e së hënës, apo dosja e tyre me shkrim. Nëse vet prokuroria nuk është e bindur për argumentet e veta kundër Selimit, si mund t’ju bind ju…”, u shpreh Roberts.
Ai tutje tha se paaftësia e prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit gjyqësor, sa që është edhe befasuese.
“…Por, madje edhe paaftësia për të trajtuar edhe pikat tjera që janë ngritur në lidhje me ndërmarrjen e përbashkët kriminale theksojnë mungesë të qartësisë dhe besimit që ka vet prokuroria në argumentet e veta”, tha ai. /Telegrafi/