KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kosovën në 18-vjetorin e pavarësisë

Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kosovën në 18-vjetorin e pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Gjeneral Majori Stephen Osborn i Gardës Kombëtare të Iowa-s, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Gjeneral Majori Osborn ka përcjellë urimet më të përzemërta për Osmanin dhe qytetarët e vendit, duke vlerësuar rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe përparimin e arritur ndër vite.

Ai ka shprehur vlerësim të veçantë për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë, me theks të posaçëm në avancimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas tij, zhvillimi profesional dhe rritja e kapaciteteve ndërvepruese në kuadër të planit të tranzicionit përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

Gjeneral Majori Osborn ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Gardës Kombëtare të Iowa-s për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës, duke i përcjellë Presidentes dhe qytetarëve urimet më të mira me rastin e kësaj dite të shënuar shtetërore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.