Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shkëlqyer së fundmi në një event prestigjioz të organizuar nga gjiganti i automobilizmit Mercedes-Benz, ku u prezantua koleksioni i ri i veturave të markës.
Ceremonia madhështore u mbajt në Shtutgart të Gjermanisë dhe mblodhi një numër të madh figurash elitare nga fusha të ndryshme, përfshirë sportin, artin dhe biznesin.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, Rita Ora ishte e ftuar speciale dhe mbajti një performancë muzikore për të pranishmit, duke elektrizuar atmosferën me interpretimin e saj dhe duke rrëmbyer vëmendjen e të ftuarve.
Eventi shërbeu gjithashtu për prezantimin e modelit të ri Mercedes-Benz VLE, një automjet elektrik i gjeneratës së re që kompania e përshkruan si një “limuzinë madhështore” me dyer rrëshqitëse dhe deri në tetë ulëse.
Modeli i ri është ndërtuar mbi platformën e re VAN.EA, e cila do të shërbejë si bazë për gjeneratën e ardhshme të furgonëve elektrikë dhe modeleve komerciale të Mercedesit.
Foto: Rita Ora/Instagram
VLE u prezantua si një kombinim i elegancës, hapësirës dhe teknologjisë së avancuar, duke ofruar komoditet të madh për pasagjerët dhe një gamë të gjerë funksionesh digjitale.
Foto: Rita Ora/Instagram
Përveç Rita Orës, në këtë event të rëndësishëm ishte i pranishëm edhe legjenda e tenisit Roger Federer, ndërsa prezantimi i modelit të ri u shoqërua me një atmosferë luksoze dhe spektakolare, tipike për eventet e markës gjermane. /Telegrafi/
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram