Reperja shqiptare, Rina Balaj, ka ndarë në InstaStory një mesazh lidhur me kuptimin e 8 Marsit, duke theksuar dallimin mes Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe Ditës së Nënave.
Në postimin e saj, ajo shkruan se 8 Marsi është një ditë që feston të gjitha gratë dhe vajzat, duke vënë në pah forcën, kontributin dhe të drejtat e tyre në shoqëri – dhe jo vetëm rolin e tyre si nëna.
“International Women’s Day – 8 Marsi është Dita e Gruas. Kjo ditë është për të gjitha gratë dhe vajzat, jo vetëm për nënat”, thuhet në mesazhin e publikuar nga artistja.
Foto: Instagram
Ajo shton se Dita e Nënave është një festë tjetër, e cila i dedikohet veçanërisht nënave dhe sakrificës së tyre.
Në fund të postimit, Balaj e përmbledh mesazhin me një fjali të thjeshtë: “Pra shumë thjesht: 8 Marsi = dita e çdo gruaje”.
Postimi i saj vjen në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një datë që shpesh në hapësirat shqiptare festohet më shumë si ditë për nënat, gjë për të cilën artistja duket se ka dashur të sqarojë publikun përmes këtij mesazhi. /Telegrafi/