KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Për nder të 7 dhe 8 Marsit, kompania Liri dhuron produkte për stafin arsimor në disa shkolla

Për nder të 7 dhe 8 Marsit, kompania Liri dhuron produkte për stafin arsimor në disa
shkolla

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kompania Liri ka realizuar një aktivitet simbolik duke shpërndarë dhurata përstafin arsimor në disa institucione shkollore.

Ky aktivitet u zhvillua si një formë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e mësuesve, të cilët çdo ditë kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Në të njëjtën kohë, përmes këtij gjesti u shënua edhe roli i rëndësishëm që gratë kanë në sektorin e arsimit.

Shpërndarja e dhuratave u realizua në disa shkolla, ku stafi arsimor u vlerësua për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në procesin edukativ.

Aktiviteti u organizua në kuadër të angazhimeve të kompanisë për të qenë pjesë e iniciativave që mbështesin komunitetin dhe për të shprehur mirënjohje për profesionet që luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.