Ricky Martin tërhoqi vëmendjen gjatë pushimit të pjesës së parë të Super Bowl LX, kur performoi në setin e Bad Bunny në stadiumin Levi’s në Santa Clara.
Këngëtari 54-vjeçar këndoi pjesërisht ulur pranë një peme bananeje në interpretimin e këngës “Lo Que Le Pasó a Hawaii”, duke bërë homazh kopertinës së albumit “Debí Tirar Más Fotos” të Bad Bunny.
Pamja rinore e Martinit u komentua gjerësisht në internet, ku shumë përdorues thanë se dukej më i ri edhe se Bad Bunny, 31 vjeç, shkruan DailyMail.
Shumë fansa e lavdëruan kujdesin që tregon për veten dhe energjinë e tij në skenë, duke e krahasuar madje me të rinj të famshëm si Drake apo Travis Kelce.
Një komentues shkroi: “Gjëja më fyese për mua është se Ricky Martin duket kaq mirë në moshën 54-vjeçare. SI?!?”
Ndërsa një tjetër shtoi: “Tridhjetë vjet më vonë, Ricky dukej më i ri”.
Performanca e tij u prit me entuziazëm, duke treguar se artisti nga San Juan mbetet një ikonë e energjisë dhe karizmës në skenën botërore. /Telegrafi/