Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Bifurkacioni ka njoftuar konsumatorët se për shkak të reduktimeve të fundit të energjisë elektrike nga KEDS, sot gjatë ditës disa zona do të mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, zona të prekura janë Kaçaniku i Vjetër dhe fshati Begracë, pasi këto vendbanime furnizohen me ujë përmes stacioneve të pompimit që janë të ndikuara nga ndërprerjet e energjisë.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e këtij problemi, i cili nuk varet nga ne. Me rastin e rregullimit të defektit nga ekipet e KEDS, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.
KRU “Bifurkacioni” apelon që qytetarët të kenë durim derisa të rikuperohet furnizimi normal me ujë. /Telegrafi/