KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Aliu: Po ndërtojmë tri parqe të reja për fëmijët në Shtime

Aliu: Po ndërtojmë tri parqe të reja për fëmijët në Shtime

Kryetari i Shtime, Qemajl Aliu, ka njoftuar se në këtë komunë po realizohet ndërtimi i tri parqeve të reja për fëmijë, në kuadër të investimeve për krijimin e hapësirave rekreative nëpër fshatra.

Sipas tij, pas përfundimit të parkut në fshatin Gllavicë, dy parqe të tjera janë duke u ndërtuar në Lagjja e Pajtimit dhe në Vojnoc.

“Pas përfundimit të parkut në Gllavicë, edhe dy parqe të reja po ndërtohen në Lagjen e Pajtimit dhe në Vojnoc, në vlerë prej 135 mijë euro”, ka bërë të ditur Aliu.

Ai theksoi se synimi i komunës është që hapësira të tilla rekreative të krijohen në çdo fshat.

“Hapësira të tilla do të ketë në çdo fshat, në mënyrë që fëmijët të kenë vend ku të luajnë dhe të shijojnë kohën e lirë”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Shtimes shtoi se investimet për projekte në shërbim të qytetarëve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Punët e mira për qytetarët nuk ndalen”, ka theksuar Aliu. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.