E ardhmja e Milot Rashicës te Besiktasi vazhdon të jetë në dyshim, pasi ai mund të ndryshojë skuadër, por jo edhe kampionat.
Trabzonspori po intensifikon përpjekjet për të transferuar Milot Rashicën nga Beshiktashi, raportojnë mediat turke.
Klubi nga Trabzoni synon të mbyllë marrëveshjen deri të premten, që përkon me ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror në Turqi.
Rashica shihet si një përforcim kyç për repartin ofensiv, ndaj Trabzonspori po tenton të bindë Beshiktashin për lirimin e tij.
Për shërbimet e sulmuesit kosovar, Trabzonspori ka ofruar tri opsione: huazim, blerje me këste ose shkëmbim me ndonjë lojtar tjetër. /Telegrafi/