Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet sociale rezultatet e raportit më të fundit të Indeksit të Transformimit Bertelsmann Stiftung (BTI 2026), i cili analizon cilësinë e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe nivelin e qeverisjes në mbi 130 vende të botës.
Sipas raportit për Evropën Juglindore, Shqipëria renditet ndër vendet me performancën më të lartë në transformimin politik dhe atë të qeverisjes.
Në transformimin politik, Shqipëria kryeson me 7.70 pikë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Në aspektin ekonomik, vendi renditet i treti me 7.11 pikë, ndërsa në qeverisje mban vendin e parë në rajon me 6.71 pikë.
Postimi i plotë i Ramës në Facebook:
Raporti që nuk do ta gjeni në kanale e portale
BTI 2026 – Klasifikimi i Evropës Juglindore
1. Transformimi Politik
Shqipëria — 7.70
Maqedonia e Veriut — 7.65
Mali i Zi — 7.40
Kosova — 6.90
Bosnja dhe Hercegovina — 5.95
Serbia — 5.18
2. Transformimi Ekonomik
Mali i Zi — 7.50
Maqedonia e Veriut — 7.18
Shqipëria — 7.11
Serbia — 6.79
Bosnja dhe Hercegovina — 6.57
Kosova — 6.21
3. Qeverisja
Shqipëria — 6.71
Maqedonia e Veriut — 6.07
Mali i Zi — 5.90
Kosova — 4.81
Bosnja dhe Hercegovina — 4.03
Serbia — 3.96. /Telegrafi/