Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara.
Rama në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga takimet atje, gjersa e ka quajtur mikpritje të paharrueshme.
“Mirëmëngjesi me fotoalbumin e një mikpritjeje të paharrueshme në Emiratet e Bashkuara, ku vendosëm piketa të reja të bashkëpunimit kuptimplotë që po forcohet dita-ditës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/








