Me 10.01.2026, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё raportuar nga njё qytetar se nё rrugën ‘Vllёzёrit Gёrvalla’ nё Pejё, nё njё lokal, i kanë humbur njё shumё tё hollash nё vlerё prej 10 mijë e 50 euro.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se më datёn 13.01.2026, dy qytetar nga Peja kanё shkuar në Stacionin Policor nё Pejё, dhe dorёzuan shumёn e tё hollave prej 10 mijë e 50 euro, tё cilat i kishin gjetur nё njё lokal nё rrugën e lartёcekur.
“Policia ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur tё hollat, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe pas hetimeve tё nevojshme nё koordinim me prokurorin e Shtetit, nga zyrtarët Policor ju kanё kthyer tё hollat. Policia e Kosovës, falënderon qytetaret për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/