Ky është momenti kur një qukapik theu një kamerë sigurie, pasi kaloi 15 minuta duke e sulmuar atë.
Stephen Brough, 71 vjeç, u habit kur pa zogun duke goditur kamerën e sigurisë të vendosur në derën jashtë shtëpisë së tij në Tonbridge, Kent.
Që atëherë ai e ka quajtur me dashuri qukapikun me kokë të kuqe Rambo, me shumë mundësi sipas ushtarit të luajtur nga ylli amerikan Sylvester Stallone, transmeton Telegrafi.
Pamjet e momentit të adhurueshëm tregojnë Rambon duke pozuar për një pamje nga afër ndërsa godet me sqep pa pushim kamerën – përpara se ajo të thyhet përfundimisht.
“Ai po sulmonte për afërsisht 10-15 minuta përpara se ta thyente më në fund. Nuk mendoja se qukapikët do të ishin të interesuar për diçka tjetër përveç një peme”, tha Brough.
Ai shtoi se Rambo ishte shumë më këmbëngulës se çdo merimangë, grerëz apo flutur nate që mblidhet drejt dritave të kamerave të tij. /Telegrafi/