Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka njoftuar se caktimi i termineve për shërbimin e mamografisë do të realizohet çdo ditë pune, nga e hëna deri të premten.
Sipas njoftimit zyrtar, pacientët mund të paraqiten për caktimin e terminit në intervalin kohor nga ora 07:00 deri në ora 13:00.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten në sportelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare brenda këtij orari, në mënyrë që të pajisen me termin për kryerjen e mamografisë.
Drejtoria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/