Një zonë që po ofron qetësi dhe kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën, në Lagjen e Gjelbër, Kolovicë, ofrohet për shitje një shtëpi me sipërfaqe 313m², projekt i realizuar nga Lesna.
Kjo lagje rezidenciale karakterizohet nga ambient i gjelbëruar dhe i qetë, duke krijuar kushte për një jetesë më të balancuar larg zhurmës së qytetit, por me qasje të lehtë në shërbimet e përditshme.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, dhe është e organizuar në përdhes dhe kat. Hapësira e brendshme përfshin qëndrimin ditor me kuzhinë, katër dhoma gjumi, banjo, tualet dhe ballkon, duke ofruar komoditet për jetesë familjare.
Ngrohja është e mundësuar përmes energjisë elektrike, ndërsa prona përfshin edhe një truall prej 2.5 ari, garazh si dhe hapësirë të mjaftueshme për parkim.
Shtëpia ndodhet në një lokacion të qetë dhe të përshtatshëm për banim, në afërsi të shërbimeve të nevojshme për jetesë të përditshme.
Vlen të theksohet se shtëpia ka të përfunduara punimet e ndërtimit të vrazhdë, duke i dhënë mundësi blerësit ta finalizojë sipas preferencave të veta.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 4 dhoma gjumi
- 2 banjo
- 1 Tarracë
- Me fletë poseduese
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Lindje, Jug, Veri, Perëndim
- Mobilimi: Pa mobilim
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Garazh
- Vendparkim
Kontakti:
Agjenti: Iliriana Maxhuni
Emaili: iliriana.maxhuni@pro-rks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444








