Në rrjetet sociale po qarkullon një video që tregon momentin e shembjes së një guri në zonën turistike të Matkës, pranë Shkupit.
Në videon e publikuar nga TV21, shihet një çift që ndodhej shumë afër vendit të ngjarjes, por fatmirësisht shpëton pa lëndime.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin.