Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka komentuar kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut, që provimin e jurisprudencës ta mbajnë në gjuhën shqipe.
Ai tha se ligji i gjuhëve është i qartë, prandaj edhe provimi në gjuhën shqipe mund të mbahet.
“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.
Studentët e juridikut dorëzuan peticion në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Kuvendin e RMV-së dhe Qeverinë e RMV-së që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, ndërkohë që nga Ministria e Drejtësisë thonë se Ligji për Provimin e Jurisprudencës nuk parashikon dhënien e provimit në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.