Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar sot në Çarshinë e Gjatë në Pejë nga institucionet e rendit.
Në këtë operacion po marrin pjesë Prokuroria Themelore në Pejë, njësia e Krimet Ekonomike, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Dogana e Kosovës si dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Sipas burimeve të Telegrafit, cak i këtij aksioni janë argjendaritë që operojnë në Çarshinë e Gjatë në Pejë.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me arsyet e kontrollit apo nëse ka persona të ndaluar. /Telegrafi/