Filmi “Project Hail Mary” po dominon kinematë, duke fituar rreth 13,4 milionë euro vetëm të premten në Amerikën e Veriut.
Deri të dielën, pritet të arrijë rreth 48,9 milionë euro, ndërsa në dy fundjava në ShBA mund të shkojë në total rreth 150 milionë euro.
Filmi, me protagonist Ryan Gosling dhe në regji nga Phil Lord dhe Chris Miller, flet për një shkencëtar që dërgohet në hapësirë për të shpëtuar Diellin.
– YouTube www.youtube.com
Në debutim global, filmi kishte fituar rreth 129,6 milionë euro, duke u bërë një nga hitet më të mëdha të vitit dhe duke vendosur rekord për Amazon MGM Studios.
Në vend të dytë renditet filmi i Disney dhe Pixar, “Hoppers”, i cili fitoi rreth 2,9 milionë euro të premten dhe pritet të arrijë 10,1 milionë euro deri të dielën.
Me një buxhet prej rreth 138 milionë euro, filmi ka performuar mirë, duke synuar rreth 127 milionë euro në ShBA dhe afërsisht dyfish globalisht.
Në vend të tretë është filmi horror “They Will Kill You”, që fitoi rreth 2,1 milionë euro në ditën e parë dhe pritet të arrijë rreth 4 milionë euro gjatë fundjavës.
Në përgjithësi, “Project Hail Mary” po konfirmohet si suksesi më i madh kinematografik i muajve të parë të vitit 2026. /Telegrafi/