Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në fazën përfundimtare.
Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws në deklaratën e tij sot u mor me pretendimet e mbrojtjes së Rexhep Selimit, të cilët thanë se nuk është vërtetuar asnjë lidhje mes krimit dhe Selimit.
Laws tha se nuk është puna e mbrojtjes së viktimave të vërtetoj akuza, por e Prokurorisë.
“…Ajo që kemi bërë është që kemi paraqitur informacione dhe prova lidhur me dëmin që kanë pësuar viktimat dhe kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat kundër Selimit, kjo është punë e Prokurorisë”, tha ai.