KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Eskalon situata në Big Brother – Selin e godet me një objekt Rogertin?

Eskalon situata në Big Brother – Selin e godet me një objekt Rogertin?

Tensionet mes Selin Bollatit dhe Rogert Sterkajt kanë arritur pikën kulmore gjatë orëve të natës, duke kaluar nga debatet e ashpra verbale në një incident fizik që ka tronditur banorët e tjerë.

Pas përplasjeve të vazhdueshme gjatë ditës, situata duket se nuk u qetësua.

Në heshtjen e natës, ndërsa Rogerti ndodhej në shtrat, Selin iu afrua krevatit të tij dhe e goditi me një objekt që nuk dallohet qartë në pamjet e publikuara.

Foto: TikTok

Veprimi ndodhi papritur dhe pa paralajmërim, duke e bërë reagimin edhe më të fortë.

Rogerti reagoi menjëherë me një britmë dhimbjeje, ndërsa zhurma zgjoi banorët e tjerë, të cilët u alarmuan nga ajo që po ndodhte.

Incidenti u përhap me shpejtësi në rrjet, pasi pamjet u publikuan nga familjarët e tij, të cilët e cilësuan veprimin të papranueshëm dhe kërkuan që produksioni të ndërmarrë masa disiplinore ndaj Selinit.

Ngjarja ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta, ndërsa pritet që produksioni të japë një qëndrim zyrtar lidhur me situatën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.