Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një lëndimi që mund ta lërë jashtë grumbullimit të radhës me Kombëtarja e Portugalisë në fund të marsit. Kjo situatë rrezikon të krijojë tension mes federatës portugeze dhe klubit të tij, Al-Nassr.
Sulmuesi 41-vjeçar nuk ka luajtur që nga 28 shkurti, kur pësoi një dëmtim në kofshën e pasme në ndeshjen ndaj Al-Fayha, dhe ende nuk është rikthyer në stërvitje.
Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, pas fitores ndaj Al-Khaleej (5-0), konfirmoi se rikthimi i Ronaldos dhe i Sadio Mané, i cili gjithashtu është i lënduar, pritet vetëm pas pushimit ndërkombëtar.
“Cristiano Ronaldo dhe Mane duhet të kthehen pas pushimit ndërkombëtar. Ata janë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe për fat të keq mungesa e tyre do të jetë e zgjatur”, deklaroi Jesus.
Megjithatë, në kampin e Portugalisë shpresojnë që Ronaldo të rikuperohet më shpejt, pasi ai konsiderohet kyç për miqësoret ndaj Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që zhvillohen më 29 mars dhe 1 prill.
Sipas raportimeve të mediave portugeze, mungesa e tij mund t’i kushtojë shtrenjtë federatës. Federata Portugeze e Futbollit rrezikon një humbje financiare të konsiderueshme, pasi të ardhurat nga këto ndeshje mund të bien deri në 20 për qind pa praninë e yllit kryesor.
Edhe pse në aspektin sportiv mungesa e Ronaldos mund të kompensohet nga lojtarë të tjerë ofensivë, ndikimi financiar dhe mediatik i tij mbetet i pazëvendësueshëm.
Ronaldo, golashënuesi më i mirë në histori të Portugalisë me 143 gola në 226 ndeshje, pritet që të marrë pjesë në Kupën e Botës këtë verë në SHBA, që mund të jetë edhe e fundit në karrierën e tij.
Në fazën e grupeve, Portugalia është në Grupin K së bashku me Kolumbia, Uzbekistani dhe një fitues nga play-off-i ndërkontinental. /Telegrafi/