KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet nga gjyqtari për qëndrimin e tij

Cristiano Jr. u zemërua për shkak zëvendësimit, ndëshkohet nga gjyqtari për qëndrimin e tij

Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr. nuk ishte aspak i lumtur kur trajneri i tij e zëvendësoi në minutat e fundit të ndeshjes së të rinjve të Al Nassr kundër Al Hilal.

Gjyqtari i kërkoi djalit të CR7 të largohej nga fusha nëpërmjet vijës anësore më të afërt, por ai refuzoi.

Veprimi i djaloshit të ri portugez bëri që gjyqtari të nxjerr nga xhepi një karton të verdhë dhe ta ndëshkoj.

Ky karton i verdhë rezulton në pezullim, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e ardhshme pasi ka mbushur numrin e kartonëve.

Ndryshe, 15-vjeçari luan me ekipin e Al Nassr U17, ku vazhdimisht shënon gola dhe për shumë kë ngjason shumë më babanë e tij, CR7. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.