Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara, sipas të dhënave të fundit për fluksin kufitar të përditësuara më 5 janar 2026 në ora 21:50.
Në shumicën e pikave kufitare, si Bërnjaku, Jarinja, Hani i Elezit, Glloboçica, Kulla, Mutivoda, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Stançiqi dhe Vërmica, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara, si për automjete ashtu edhe për kamionë.
Megjithatë, pritje më të gjata janë regjistruar në disa pika specifike.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në dalje arrijnë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa janë evidentuar kolona deri në 300 metra në dalje dhe rreth 200 metra në hyrje.
Po ashtu, në pikën kufitare Merdarë, pritjet në dalje shkojnë nga 40 deri në 60 minuta, me kolona deri në 600 metra.
Edhe në Muçibabë është shënuar pritje rreth 30 minuta në dalje, me kolonë deri në 500 metra, ndërsa hyrjet mbeten pa vonesa të konsiderueshme.
Sa i përket qarkullimit të kamionëve, në të gjitha pikat kufitare raportohen pritje minimale prej 3 deri në 5 minuta, pa kolona të krijuara.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare, veçanërisht nëse planifikojnë të udhëtojnë përmes Dheu i Bardhë, Merdarë apo Muçibabë, ku fluksi mbetet më i lartë./Telegrafi.