Sot (e hënë) do të zhvillohet edhe sfida e fundit në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.
Prishtina është nikoqir i Dukagjinit, ku pritet një përballje interesante mes klubeve që kanë objektiva të ndryshëm.
“Bardhëkaltërit” janë në garë për vendin e tretë andaj është e domosdoshme të arkëtojnë pikët e plota, ndërsa Dukagjini gjithashtu ka të njëjtin objektiv për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Përballja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.
Kujtojmë, aktualisht Prishtina zë pozitën e katërt me 42 pikë, derisa Dukagjini vendin e gjashtë me 34 sosh, dy më shumë se Ferizaj që ndodhet në zonën e rrezikshme./Telegrafi/