Prishtina është ndalur me barazim 1-1 në shtëpi nga Prishtina e Re në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Ekipi i Afrim Tovërlanit ka shkuar në katër ndeshje radhazi pa fitore, nga to dy barazim dhe dy humbje, duke mos shfrytëzuar mundësitë për të qenë në pozitën e parë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por ishin vetëm vendasit që gjeten rrjetën.
Ishte sulmuesi Mario Iliveski (37’), i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Blendi Baftiut.
Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese, teksa arritën të gjejnë edhe golin e barazimit të madh.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 73-të me anë të Astrit Berishës, i cili shënoi me kokë për 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 38 pikë, teksa Prishtina e Re e fundit me 23 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina udhëton te Ferizaj, teksa Prishtina e Re e pret Ballkanin. /Telegrafi/