KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Super Viva sjell frymën e Bajramit me kampanjën “Bajrami fillon në tryezë”

Super Viva sjell frymën e Bajramit me kampanjën “Bajrami fillon në tryezë”

Me afrimin e festës së Bajramit, atmosfera festive po fillon të ndihet në shumë shtëpi në Kosovë. Përgatitjet, vizitat dhe momentet me familjen janë pjesë e traditës që çdo vit bashkon njerëzit rreth një tryeze.

Këtë vit, Super Viva ka vendosur ta sjellë këtë ndjenjë përmes një kampanje të veçantë me mesazhin:

“Bajrami fillon në tryezë.”

Kampanja është ndërtuar si një histori që pasqyron momentet më të bukura të kësaj feste: përgatitjet në kuzhinë, përqafimet në derë, vizitat e familjarëve dhe tryezën që mbushet gradualisht me ëmbëlsira dhe ushqime tradicionale.

Përmes një serie vizualesh emocionale dhe skenash familjare, kampanja synon të rikujtojë se Bajrami nuk është vetëm një ditë feste, por një moment që bashkon njerëzit dhe krijon kujtime.

Sipas Super Viva, ideja e kësaj kampanje është të sjellë në vëmendje një simbol shumë të rëndësishëm të festës.. tryezën, vendin ku familja dhe miqtë mblidhen për të ndarë gëzimin e Bajramit.

Në kuadër të kësaj atmosfere festive, Super Viva ka paralajmëruar edhe fletushkën speciale të Bajramit, e cila do të fillojë nga dita e hënë (16.03.2026) dhe do të përfshijë produkte të përzgjedhura për përgatitjet e festës.

Me këtë iniciativë, Super Viva synon të sjellë jo vetëm oferta për klientët, por edhe të rikujtojë rëndësinë e traditave dhe momenteve të përbashkëta që e bëjnë Bajramin një nga festat më të veçanta të vitit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.