Kuvendi i Kosovës të enjten ndërpreu seancën për zgjedhjen e presidentit të ri për shkak të mungesë së kuorumit.
Në seancë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, shumë më pak se numri i nevojshëm për të arritur kuorumin.
E sot, për në ora 08:00 nga Presidenca është bërë e ditur se presidentja Vjosa Osmani do të mbajë një konferencë për media.
Ndryshe, të enjten, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se i janë drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.