KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Pas kapjes së Maduros, SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike

Pas kapjes së Maduros, SHBA dhe Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike

SHBA dhe Venezuela kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore.

Bëhet e ditur se të dyja palët do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të promovuar stabilitetin, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të çuar përpara pajtimin politik.

Ndërsa marrëdhëniet e tyre diplomatike janë përmirësuar që kur ushtria amerikane kapi presidentin venezuelan Nicolas Maduro në janar në një bastisje të papritur, njoftimi i lidhjeve zyrtare dypalëshe shënon një hap jashtëzakonisht simbolik.

Presidenti Donald Trump urdhëroi trupat të arrestonin Maduron dhe gruan e tij, duke i çuar ata në një gjykatë në Manhattan për t’u përballur me akuzat për vepra penale që lidhen me armët dhe drogën, të cilat ata i mohojnë.

Ambasada amerikane në Karakas, e cila u mbyll në vitin 2019, është rihapur tashmë dhe Uashingtoni ka emëruar një diplomat të ri në Venezuelë.

Qeveria e Venezuelës tha se ishte e gatshme të çonte përpara një “fazë të re dialogu konstruktiv, bazuar në respekt të ndërsjellë”.

Ajo shtoi se marrëdhënia duhet të rezultojë në “lumturinë sociale dhe ekonomike të popullit venezuelian”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.