Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në një telefonatë se diplomacisë duhet t’i jepet një mundësi për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, sipas presidencës turke.
Presidenca tha se gjatë telefonatës u diskutuan çështjet në agjendën e NATO-s, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Telegrafi.
Zyra shtoi se Erdogan i tha Rutte-s se Ankaraja po e ndiqte nga afër konfliktin midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Veçmas, Erdogan zhvilloi bisedime me kancelarin gjerman Friedrich Merz në lidhje me konfliktin.
Sipas zyrës së tij, Erdogan i tha Merz se konfliktet në rajon ndikojnë negativisht në sigurinë rajonale dhe globale, duke përsëritur thirrjen e tij që palët të rifillojnë negociatat. /Telegrafi/