Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për presionin ekonomik dhe masat e ndërmarra nga Uashingtoni kundër Havanës.
Diaz-Canel deklaroi se politikat amerikane synojnë të dobësojnë ekonominë kubane dhe të krijojnë vështirësi për qytetarët e ishullit.
Sipas tij, presioni i vazhdueshëm nga SHBA-ja përbën një formë agresioni ndaj popullit kuban.
“SHBA-ja po zbaton një politikë gjenocidale kundër Kubës”, mësohet të ketë thënë presidenti kuban, duke kërkuar që Uashingtoni të ndryshojë qasjen ndaj Havanës.
Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë mbetur të tensionuara prej dekadash, ndërsa embargoja amerikane ndaj Kubës vazhdon të jetë një nga çështjet kryesore të përplasjes mes dy qeverive.
Deklaratat e Diaz-Canel vijnë në një periudhë të rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Kubës, me akuza të ndërsjella për sigurinë, ndikimin politik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. /Telegrafi/
