Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili foli për sukseset e delegacionit kosovar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, si dhe për përgatitjet drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Ai tutje foli për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku ndër të tjera pranoi se Kosova është vonë dhe që duhet punuar menjëherë.
“Shumë herë e kam potencuar këtë temë dhe gjithmonë e kam thënë se kam frikë shumë të madhe sepse dështimi i Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ është dështim shumë i madh i sportit të Kosovës”.
“Është dështim i madh i sportit të Kosovës dhe pavarësisë së Kosovës. Për atë arsye kam një frikë të veçantë, edhe shumë anëtarë të komitetit olimpik sepse kemi shku atje me një numër shumë të madh që të shohim si bëhet organizimi i Lojërave Mesdhetare, sa është sfidë dhe çfarë na pret në 2030”.
“Jo disa po krejt anëtarët e bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës që kanë qenë atje kanë thënë se na pret një sfidë shumë e madhe dhe nuk e di s’i do t’ia dalim. Kosovës tash i vyn një bashkëpunim, unitet i të gjithë njerëzve pa marrë parasysh partisë, fesë, pra të gjithëve. Një unitet me i organizu Lojërat Mesdhetare në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Përndryshe deri tash nuk po shoh ndonjë progres, kjo më bën të frikësohem. Jemi vonë, nuk jemi të përgatitur. Duhet me punu natë e ditë për Lojërat Mesdhetare. Duhet me ia fillu menjëherë, mos me e humb asnjë minutë dhe çdo ditë me punu për Lojërat Mesdhetare, asnjë ditë mos me na humbë deri më 2030-en. Përndryshe edhe nëse i kryejmë, nuk i kryejmë jo mirë”.
Episodin e plotë me Ismet Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/