Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka dhënë komentet e tij të para publike që nga fillimi i luftës në Iran.
“Ne do ta kryejmë detyrën tonë ndaj vendit tonë, popullit tonë dhe banorëve tanë që janë gjithashtu pjesë e familjes sonë”, deklaroi ai.
Mohamed bin Zayed Al Nahyan këmbënguli se “gjithçka është mirë” në vend dhe falënderoi forcat e armatosura për “rolin jetësor që po luajnë dhe për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm” gjatë luftës.
“Emiratet e Bashkuara Arabe janë tërheqëse; Emiratet e Bashkuara Arabe janë të bukura, Emiratet e Bashkuara Arabe janë një model”, vazhdoi ai duke thënë.
“Mos u mashtroni nga pamja e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe”, shtoi presidenti.
“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lëkurë të trashë dhe mish të hidhur – ne nuk jemi pre e lehtë”, përfundoi ai. /Telegrafi/