KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump “refuzon” ndihmën e Britanisë: Tashmë e kemi fituar luftën

Trump “refuzon” ndihmën e Britanisë: Tashmë e kemi fituar luftën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka postuar një mesazh për kryeministrin britanik, Keir Starmer, në llogarinë e tij në Truth Social.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar “më në fund po e mendon seriozisht” dërgimin e dy transportuesve të aeroplanëve në Lindjen e Mesme, por duket se e refuzon ofertën.

“Mbretëria e Bashkuar, dikur aleati ynë i Madh, ndoshta më i Madhi nga të gjithë, më në fund po e mendon seriozisht dërgimin e dy transportuesve të aeroplanëve në Lindjen e Mesme”, shkroi Trump.

“Kjo është në rregull, kryeministër Starmer, nuk kemi më nevojë për to – por do ta mbajmë mend”, shtoi ai.

“Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra që i kemi fituar tashmë! Presidenti DONALD J. TRUMP”, përfundon postimi i Trumpit.

Ndryshe, sot u raportua se Britania e Madhe po përgatit një aeroplanmbajtëse për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se transportuesi ajror është tashmë në një “gatishmëri shumë të lartë” prej 10 ditësh, e cila tani po reduktohet në pesë ditë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.