E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar të enjten me kryeministrin Albin Kurti, pas formimit të Qeverisë së re.
Në një njoftim të publikuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, thuhet se SHBA-ja pret angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, me fokus në paqen dhe stabilitetin rajonal.
“Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës ka potencial të madh, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim me padurim një angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta për paqen dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.
Ambasada amerikane theksoi se partneriteti ndërmjet dy vendeve mbetet i rëndësishëm dhe se ekziston hapësirë e konsiderueshme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e investimeve dhe tregtisë.