Njësitet policore kanë gjetur mbrëmë në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobrosevina të Zubin Potokut, granata dore dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobrosevina, Zubin Potok.
Ngjarja ka ndodhur më 10 shkurt 2026, rreth orës 23:20, kur policia ka marrë informacion për mjete të dyshuara ilegale në këtë vend. Pas kontrollit, janë sekuestruar 6 granata dore, si dhe një maicë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka tërhequr granatat në mënyrë të sigurt.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar hapjen e rastit për “Mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar, dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, duke i ftuar të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin 192. /Telegrafi/