Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dënuar për veprën penale “pastrim i parave” është arrestuar në Prishtinë.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për B.SH., 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim. Arrestimi është realizuar nga njësitë e stacionit policor “Jugu” në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të kërkuar dhe të dënuar për vepra penale.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprime të tilla në funksion të zbatimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë publike.