Qëkur u bë president amerikan, Donald Trump, veturat elektrike janë lënë në plan të dytë, ndërsa të gjithë prodhuesit e automjeteve me motorë me djegie të brendshme kanë rifilluar aktivitetin e tyre.
Pavarësisht ndikimit negativ mbi klimën globale… Daimler Truck dhe prodhuesi i tij i motorëve, Detroit, lëvizin fuqishëm në drejtim të rrjedhës kryesore të politikës amerikane.
Kompania ka prezantuar disa motorë të rinj dizel për kamionë të rëndë. Më i madhi është DD16 me kapacitet 15,6 litra. Ai ofron deri në 613 kuaj/fuqi (KS), 2779 Nm moment rrotullues dhe është projektuar për detyra jashtëzakonisht të rënda.
Ky “gjigant dizeli” do të jetë i disponueshëm në të gjithë modelet e rënda të Freightliner dhe Western Star. Sipas Daimler Truck, ai do të jetë në rrugë në janar 2028.
Me motorët vjen edhe teknologji e re, përfshirë pompën e vajit me volum të ndryshueshëm, si dhe turbo-ngarkues asimetrik me valvul Wastegate për rregullimin e rrjedhës së gazrave të shkarkimit, që ofron më shumë fuqi dhe emetime më të ulëta.
DD16 konsumon më pak karburant për kilometër sesa gjenerata e mëparshme. Gjithashtu, ai liron më pak okside nitrogjeni dhe substanca të tjera ndotëse. Megjithatë, motorët e kamionëve duhet të përshtaten me disa kërkesa të reja. Prodhimi i motorëve do të bëhet në Redford, Michigan. /Telegrafi/