Raporti mes Juelës dhe Rogertit është kthyer në një nga temat më të diskutuara në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gjatë spektaklit të fundit, disa deklarata të dëgjuara në një klip të transmetuar ngritën dyshime mes banorëve se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se një marrëdhënie loje.
Në klipin që u transmetua, Juela u dëgjua duke thënë: “Po të mos ishe i martuar, e di çdo të të bëja?”, ose “Unë për ty kam paguar një çmim shumë të madh”.
Screenshot/YouTube
Këto fjalë ndezën menjëherë debat në shtëpi, ndërsa banorët nisën të komentojnë raportin mes tyre.
Juela: Unë do të shpjegoj si ka lindur ortakëria në lojë mes meje dhe Rogertit. Unë e shoh si një vëlla të madh në këtë lojë.
Nuk ka asnjë kimi që shkon përtej mendimeve që shkojnë në lojë. Unë jam një person shumë i dashur. Nuk kam asnjë ndjenjë për Rogertin.
Selin: Je një vajzë pa identitet. Si ndihesh kur akuzon një vajzë tjetër. E di që ke shitur fytyrën tënde në këtë lojë?
Juela: Kur më ka thënë: ‘Po të mos isha i martuar, unë me ty Juela do të tentoja’, unë i kam thënë: ‘Shyqyr që je i martuar’.
Rogerti: Nëse është një histori që ta krijojnë të tjerët, bjeri fortë dhe luaje. Unë si Rogert, nëse s’do isha i martuar, Juela do ishte në tipin tim.
Selin: Janë një mashkull, një femër, gjini të ndryshme, të degjeneruar të dy. S’kam shkuar kurrë të them që Juela përfiton nga loja e meshkujve. Unë u akuzova që Mirit i fërkoj kokën te kofshët e mia.
Gimbo: Ky burri i martuar që duhet t’i vijë turp dhe ajo vajza që e di që ky është i martuar dhe më shumë turp për atë.
Si nuk kanë pëlqim… Juela ka ndërruar katër karaktere të ndryshme për dy muaj. Vajzë e fortë shqiptare nuk është ajo që qëndron ashtu.
Debati vazhdoi edhe më tej mes banorëve, ndërsa raporti mes Juelës dhe Rogertit mbetet një nga temat më të diskutuara brenda shtëpisë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com