Real Madridi dhe Paris Saint-Germain thuhet se janë ndër një sërë pretendentësh që po e ndjekin me vëmendje sensacionin e Werder Bremen, Karim Coulibaly, përpara një transferimi të mundshëm gjatë verës.
Ngritja e shpejtë e 18-vjeçarit në skenë ka vënë në alarm skuadrat e mëdha evropiane, përfshirë Newcastle United, Chelsea, Manchester United dhe Napoli.
Sipas Sky Sport Germany, largimi i tij nga Werder në verë duket i pashmangshëm sidomos tani pas hyrjes në garë të klubeve të mëdha si Real Madrid dhe PSG.
Qendërmbrojtësi i jashtëzakonshëm ka grumbulluar 22 paraqitje në Bundesligë këtë sezon. Ai ka qenë një lojtar i shkëlqyer për skuadrën e Werderit që po vuan.
Skuadra gjermane po kërkon rreth 40-50 milionë euro për t’u ndarë nga Coulibaly.
Ai ëndërron të luajë për PSG-në, por gjigantët e Ligue 1 kanë shumë qendërmbrojtës cilësorë.
Nga ana tjetër, Real Madridi është në kërkim të vazhdueshëm të një mbrojtësi qendror për shkak të largimit të afërt të David Alabas. /Telegrafi/