Ferma VIP 3 nis së shpejti dhe tashmë kanë qarkulluar disa emra të mundshëm që mund të jenë pjesë e këtij spektakli.
Në mesin e tyre është edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Ermiona Lekbello.
Megjithatë, ajo ka hedhur poshtë këto aludime me anë të një postimi të ndarë në InstaStory.
Foto: Instagram
“Dua të sqaroj ndjekësit e mi të dashur se nuk ka asgjë të vërtetë në këto lajme për praninë time në FERMA VIP”, tha ajo.
Tutje shtoi: “Nuk është finalizuar asnjë bisedë ndaj këto lajme janë thjesht thashetheme”.
Ndërkaq, u konfirmua se Arbana Osmani do të jetë prezantuese e këtij edicioni.
Ermiona është pëlqyer tejet shumë në Big Brother për karakterin dhe mënyrën se si e zhvilloi lojën e saj. /Telegrafi/
Ermiona Lekbello