KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy adoleshentë arrestohen pasi lanë çantën me kanabis dhe mijëra dollarë para te një dyqan bamirësie

Dy adoleshentë arrestohen pasi lanë çantën me kanabis dhe mijëra dollarë para te një dyqan bamirësie

Dy adoleshentë janë arrestuar në Zelandën e Re pasi lanë aksidentalisht një çantë shpine me kanabis dhe mijëra dollarë para jashtë një dyqani bamirësie.

Një vullnetar i dyqanit vuri re një erë të fortë që vinte nga çanta e lënë në zonën e donacioneve dhe, pasi e hapi, gjeti disa qese plastike me rreth 43.2 gramë marijuanë dhe rreth 3,700 dollarë të Zelandës së Re (rreth 2,200 dollarë amerikanë ose afërsisht 2,000 euro) në para.

Sipas policisë, dy të rinjtë e kishin lënë çantën jashtë dyqanit në rajonin Southland më 18 shkurt, ndërsa prisnin që automjeti i tyre të servisohej.

Ata u kthyen më vonë për ta kërkuar çantën në gjendje të shqetësuar, por u arrestuan nga policia.

Gjatë kontrollit të makinës së tyre, policia gjeti edhe një pistoletë ajri, një skaner policor dhe para të tjera.

Dy të arrestuarit janë një djalë dhe një vajzë 16-vjeçare, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike akuzat apo detaje për paraqitjen e tyre në gjykatë.

Në Zelandën e Re, përdorimi dhe shitja e kanabisit për qëllime rekreative janë të paligjshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.