I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, ka marrë pjesë si i ftuar nderi në ceremoninë e përurimit të linjës së re ajrore Prishtinë–Salzburg–Prishtinë, e cila u zhvillua në Aeroportin Aeroporti i Salzburgut “Wolfgang Amadeus Mozart”.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e aeroportit, Bettina Ganghofer, si dhe Përgjegjësja për Marketing, Isabella Laimer.
Linja e re direkte, e operuar nga GP Aviation, do të ofrojë dy fluturime në javë, duke krijuar mundësi më të lehta udhëtimi për mërgatën shqiptare dhe duke kontribuar në rritjen e shkëmbimeve kulturore, ekonomike dhe turistike ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Me këtë zhvillim, Salzburgu bëhet qyteti i dytë në Austri, pas Vjena, që lidhet drejtpërdrejt me Kosovën përmes fluturimeve ajrore, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.
Hapja e kësaj linje konsiderohet një avancim i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve dhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme.