KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Panik në një shkollë të Vjenës, policia mobilizoi edhe njësitë speciale – alarmi duket si ishte i rremë

Panik në një shkollë të Vjenës, policia mobilizoi edhe njësitë speciale – alarmi duket si ishte i rremë

Një operacion i madh është realizuar të mërkurën në një shkollë të Vjenës, Austri.

Dhe operacioni thuhet se ndodhi pasi një telefonues anonim kërcënoi në një shkollë në Friesgasse, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç theksohet më tej, pasi u mor një telefonatë, menjëherë u dha alarmi. Policia mbërriti me forca të shumta – përfshirë njësi speciale si Cobra dhe WEGA.

Ndërtesa dhe e gjithë zona përreth u kontrolluan menjëherë.

Shërbimet e emergjencës kontrolluan me kujdes shkollën për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm.

Megjithatë, për fat të mirë, forcat speciale “dhanë dritën jeshile”.

Siç ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Irina Steirer për “Heute“, nuk u gjet asgjë e rrezikshme.

Gjithashtu, siç u vlerësua më tej, nuk kishte prova për një kërcënim të vërtetë në vendngjarje.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, mbetet e paqartë se kush qëndron pas telefonatës anonime kërcënuese. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.