Një burrë me histori të ndjekjes së këngëtares Billie Eilish u nda nga jeta pasi u godit nga një tren në Westbury, Long Island, të mërkurën herët në mëngjes.
Bëhet fjalë për Prenell Rousseau, 30 vjeç, nga Farmingdale, i cili po vraponte pranë shina kur ndodhi aksidenti, që aktualisht trajtohet si i tillë, sipas autoriteteve lokale.
Rousseau kishte tërhequr vëmendjen publike që në vitin 2020, kur ishte shfaqur disa herë pranë shtëpisë së Eilish në Los Angeles, gjë që çoi në lëshimin e një urdhri restriktiv trevjeçar ndaj tij, shkruan DailyMail.
Dokumentet e gjykatës përshkruajnë sjellje të çrregullt dhe ngacmime të përsëritura, duke përfshirë ulje në verandë dhe biseda me veten, pavarësisht kërkesave të familjes për të larguar.
Rousseau shfaqte gjithashtu sjellje shqetësuese në rrjetet sociale, duke përfshirë një vizatim që i ngjante këngëtares dhe një mesazh të koduar: “Gjithsesi – të dua b… kaq kisha”.
Edhe pse urdhri restriktiv ishte në fuqi, ai vazhdoi të shfaqej pranë shtëpisë, duke shkaktuar frikë dhe stres tek Eilish dhe familja e saj. /Telegrafi/