Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Bota përmes fotografive në vitin 2025

    January 3, 2026

    Pamje nga Venezuela, shpërthime dhe tym mbi kryeqytet

    January 3, 2026

    Numërohen rreth 99% e votave, ndryshime në dy mandatet e fundit të LVV-së

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Bota përmes fotografive në vitin 2025
    • Pamje nga Venezuela, shpërthime dhe tym mbi kryeqytet
    • Numërohen rreth 99% e votave, ndryshime në dy mandatet e fundit të LVV-së
    • Ylli i Espanyolit me deklaratë skandaloze: Do të zgjidhja të shkelja mbi Lamine Yamal
    • Dikur një yll i filmave, sot Mickey Rourke filmohet në një paraqitje të rrallë ku mezi njihet dhe thuhet se po dëbohet nga shtëpia për shkak të borxhit të qirasë
    • “Po bombardohemi, njoftoni botën”, Venezuela akuzon SHBA-në për sulm
    • Vdes një foshnje në Mitrovicë, trupi i pajetë dërgohet për obduksion
    • Irani reagon ashpër ndaj deklaratave të Trumpit për ndërhyrje ushtarake
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Për shkak të procedurave burokratike, sërish vonohen punimet për autostradën Shkup-Bllacë

    Për shkak të procedurave burokratike, sërish vonohen punimet për autostradën Shkup-Bllacë

    korrektpressBy korrektpressDecember 29, 2025 Ministria e transportit dhe lidhjeve-maqedoni 2 Mins Read
    Për shkak të procedurave burokratike, sërish vonohen punimet për autostradën Shkup-Bllacë
    Për shkak të procedurave burokratike, sërish vonohen punimet për autostradën Shkup-Bllacë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndonëse u paralajmërua se punimet për autostradën Shkup-Bllacë do të nisin në fund të dhjetorit, megjithatë kjo nuk do të ndodh. Para tre javësh, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në Click Plus tha se vetëm kushtet klimatike mund t’i prolongojnë punimet.

    “Kanë aplikuar diku 11 kompani të vendit dhe ndërkombëtare, rrethi është zvogëluar në tre kompani që i plotësojnë kushtet më shumë. Ajo që më gëzon është se ofertat janë brenda buxhetit të paraparë.

    Madje disa shifra janë shumë më të kapshme sesa i kemi paramenduar ne se do t’i shohim kur t’i hapim. Mund të them se për shumë pak, apo brenda muajit do të fillojnë punimet në këtë rrugë. Këtë e them dhe uroj që kushtet klimatike mos të na vështirësojnë për të ngecur ndoshta për në janar-shkurt apo në pranverën e hershme për të filluar me energji të re dhe ritëm të plotë”, tha Kaltrina Zekolli.

    Sot jemi 29 dhjetor, punimet nuk kanë nisur, jo për shkak kushteve klimatike, por siç sqarojnë nga kabineti i zëvendësministres arsyet e vonesës, janë procedurat burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit.

    “Siç dihet, ky projekt financohet pjesërisht me grant dhe pjesërisht me kredi nga kjo bankë, ndërsa vonesa ka ardhur si pasojë e procedurave burokratike të institucionit financiar dhe periudhës së festave të fundvitit. Nga ana jonë institucionale, të gjitha procedurat janë përfunduar dhe aktualisht presim vetëm miratimin final nga banka. Besojmë se shumë shpejt do të krijohen kushtet për fillimin e punimeve”, deklaroi Zekolli.

    Ndryshe për këtë autostradë janë kryer vetëm 2 kilometrat e para, por as ato nuk munden të lëshohen në përdorim, derisa nuk ndërtohet edhe pjesa tjetër prej 10 kilometrave. Për realizimin e autostradës janë paraparë rreth 240 milionë euro, apo afërsisht 24 milionë euro për çdo kilometër. /tv21

    TË TJERA

    Nikolloski: Në vitin 2026 po hyjmë me më shumë projekte për Maqedoninë

    LEXO GJITHASHTU

    Bota përmes fotografive në vitin 2025

    January 3, 2026

    Pamje nga Venezuela, shpërthime dhe tym mbi kryeqytet

    January 3, 2026

    Numërohen rreth 99% e votave, ndryshime në dy mandatet e fundit të LVV-së

    January 3, 2026

    Ylli i Espanyolit me deklaratë skandaloze: Do të zgjidhja të shkelja mbi Lamine Yamal

    January 3, 2026
    TË TJERA

    Dikur një yll i filmave, sot Mickey Rourke filmohet në një paraqitje të rrallë ku mezi njihet dhe thuhet se po dëbohet nga shtëpia për shkak të borxhit të qirasë

    January 3, 2026

    “Po bombardohemi, njoftoni botën”, Venezuela akuzon SHBA-në për sulm

    January 3, 2026

    Vdes një foshnje në Mitrovicë, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.