KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Takimi Prattipati- Sveçla, ambasada e SHBA-së jep detaje

Takimi Prattipati- Sveçla, ambasada e SHBA-së jep detaje

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Brendshëm të vendit, Xhelal Sveçla.

Në njoftimin e ambasadës amerikane, thuhet se u diskutua bashkëpunimi mes SHBA’ve dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë.

Po ashtu u theksua rëndësia e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritet të përbashkëta të sigurisë.

‘’E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, i sapo-riemëruar, Xhelal Sveçla, për të diskutuar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë. Takimi theksoi rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë’’, njoftoi ambasada e SHBA-së.

Edhe Sveçla u deklarua për takimin.

“E informova mbi të arriturat e deritanishme dhe për prioritetet tona në fushën e sigurisë, mbi të cilat do të angazhohemi gjatë mandatit të ri qeverisës.Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet tona, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.