Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë për situatën e skuadrës së tij në garën për titull, përpara përballjes vendimtare ndaj Arsenalit.
City mori një fitore të madhe në udhëtim te Chelsea, sfidë që e dominoi në të gjitha aspektet.
Përpara sfidës vendimtare ndaj Arsenalit, Guardiola pranoi se presioni është maksimal.
“Është shumë e rëndësishme sepse jemi gjashtë pikë pas tyre. Nëse na mposhtin, gjithçka mbaron, edhe një barazim nuk na ndihmon shumë”.
Megjithatë, ai kërkoi qetësi nga skuadra e tij në këtë fazë vendimtare të sezonit.
“Tani duhet të përgatitemi, të qetësohemi dhe të mos dëgjojmë shumë zhurma. Para finales së Carabao Cup ishim nënvlerësuar. Duhet të jemi të qetë dhe të përgatitur, sepse Arsenali është një ekip i jashtëzakonshëm”.
“Kemi javë të gjata për t’u rikuperuar. Është për të ardhur keq që nuk ishim më mirë në Ligën e Kampionëve. Liga Premier ka të bëjë me mënyrën si e zhvillon ekipin”.
“Kemi edhe gjashtë ndeshje dhe gjysmëfinalen e FA Cup. Duket pak, por në fakt është shumë. Do të ndodhin shumë gjëra”.
Përndryshe, përballja mes Man Cityt dhe Arsenalit zhvillohet të dielën në “Etihad Stadium”./Telegrafi/